Vendimi i çuditshëm i Apelit për Sokol Mjacajn vrasësin e dy turistëve Çekë - Arbëria News

Vendimi i çuditshëm i Apelit për Sokol Mjacajn vrasësin e dy turistëve Çekë

Sokol Mjacaj ishte i lirë ditën e krimit kur vrau dy turistët çekë kryesisht për shkak te vendimit të Gjykatës së Apelit.

Në vendimin e Apelit të Shkodrës, advice gjykata njeh krimin për të cilin u dënua në shkallën e parë, por ul dënimin.

Apeli nga 10 vite e ul dënimin për Mjacajn në 4 vite burg.

Vendimi i diskutueshëm

Fakti që edhe Gjykata e Apelit njohu fajësinë, por zbuti dënimet, ngjalli jo pak reagim. Së pari ajo i njohu si fajtorë të tre personat, por bëri dy “ndere” fort të mëdha. Së pari për të akuzuarin kryesor, Besnik Kodra, pasi për të nga dënim me burg përjetë i dha 25 vite, por pa argumentuar qartë se përse ky vendim gati në ekstrem, shkruan “Mapo”.

Ndërkohë ka lënë në fuqi vendimin me 11 vite për të vëllanë, ndërsa “mëshiroi” thuajse krejtësisht Sokol Mjacajn, kur për të dha vetëm katër vite burgim, paçka krimit të rëndë që kishte ndodhur. Por sërish asnjë nga gjyqtarët që morën vendimin nuk u procedua, ndonëse familjarët u rivranë pasi vendimi ishte pro të akuzuarve.

Nuk dihet tashmë se çfarë do të ndodhë me treshen e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, ku pas vrasjes së tre turistëve çekë është rikthyer edhe një herë problemi i madh që ndodh me drejtësinë. Ku persona të akuzuar për krime të rënda dënohen pak dhe në një kohë të shkurtër fitojnë lirinë, duke iu rikthyer krimeve dhe lënë pasoja të rënda.

Ai vetëm para një muaji kishte lënë qelitë e burgut të Shën Kollit në Lezhë, por tashmë kreu një krim mjaft të rëndë, duke lënë të vdekur në vend dy turistët çekë që erdhën në Shqipëri për turizëm, por u kthyen në vendlindje me arkivole, pasi ranë në pritë nga një grabitje e mundshme.

r Sokol Mjacaj

Sokol Mjacaj ishte i lirë ditën e krimit ku vrau dy turistët çekë kryesisht për shkak te vendimit të Gjykatës së Apelit.

Në vendimin e Apelit të Shkodrës, gjykata njeh krimin për të cilin u dënua në shkallën e parë, por ul dënimin.

Apeli nga 10 vite e ul dënimin për Mjacajn në 4 vite burg.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 5 =