Vendimi për Ndreun dhe Ndokën/ Basha: Lajm i zi për Shqipërinë. Reagon Gjykata e Lartë: Çështja nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor penal - Arbëria News

Vendimi për Ndreun dhe Ndokën/ Basha: Lajm i zi për Shqipërinë. Reagon Gjykata e Lartë: Çështja nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor penal

Kryetari i PD, cost Lulzim Basha, cure reagoi pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të pushuar çështjen ndaj deputetëve socialistë, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, të cilët goditën deputetin demokrat Gent Strazimiri.

“Lajm i zi për Shqipërinë, demokracine dhe parlamentarizmin shqiptar. Çdo shqiptar që pa me zë dhe figurë skenat e shëmtuara të sulmit fizik kundër fjalës së lirë dhe opozitës, është sfiduar. Partnerët tanë amerikanë dhe europianë janë sfiduar. Në vend të dekriminalizimit, si një nevojë urgjente dhe jetike e politikës dhe shoqërisë shqiptare, Edi Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit. Kapja dhe marrja peng e institucioneve nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim është vepra e tij e zeze. Beteja jonë për dekriminalizmin nuk ndalet, reagimi i qytetarëve është detyrë. Me votë, me gjykimin suprem të votës popullore- kjo është zgjidhja,” tha Basha.

Ndërkohë ka reaguar dhe Gjykata e Lartë duke dhënë arsyetimin e saj, ku pas shqyrtimit të çështjes Gjykata ka konstatuar se për rastin në fjalë nuk ka vepër penale. Dy deputetët akuzohen për ushtrim dhune ndaj deputetit të opozitës Gent Strazimiri.

Gjykata e Lartë bën me dije se çështja ndaj dy deputetëve nuk duhet të kishte nisur, pasi nuk bën pjesë në juridiksionin penal. Kjo çështje, sipas GJL­së duhet të ishte gjykuar nga vetë Kuvendi.

Në lidhje me vendimin nr.4 datë 10.06.2015, të shpallur sot nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në pritje të bërjes publike të vendimit të plotë e të arsyetuar, mbi motivet thelbësore kushtetuese e ligjore për të cilat ky kolegj dha vendimin e sotëm, informohet publiku si vijon: “Në mbështetje të paragrafit të parë të nenit 387 të Kodit të Procedurës Penale, çështja nuk duhet të fillonte për shkak se nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor penal’.

Përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve fyese, si edhe kryerja e veprimeve të tjera faktike a të dhunshme nga ana e deputetëve, të cilat cenojnë veprimtarinë normale dhe autoritetin e Kuvendit, personin dhe dinjitetin e deputetit, etj., të kryera gjatë veprimtarive parlamentare dhe/ose brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, përbëjnë tejkalime të lirisë parlamentare, shkelje të cilat gjykohen dhe ndëshkohen nga vetë Kuvendi.

Si të tilla, sjelljet e deputetëve me fjalë, gjeste apo veprime fizike a të dhunshme, që pengojnë a cenojnë autoritetin e Kuvendit, dinjitetin dhe personin e deputetit, nëse nuk kanë sjellë pasoja të tjera të rënda sipas ligjit, i nënshtrohen procedurave ekskluzive të hetimit dhe gjykimit disiplinor, si edhe të sanksioneve disiplinore nga vetë strukturat e pushtetit legjislativ, pra nga Kuvendi.

Kështu, sipas parimit kushtetues “ne bis in idem”, nuk mund të ketë procedim dhe ndëshkim të të njëjtit subjekt dhe për të njëjtin fakt, nga organet e procedimit disiplinor të Kuvendit si shkelje disiplinore dhe nga organet e ndjekjes penale dhe gjykata penale, si vepër penale” Gjykata e Lartë arsyeton se, “Ky qëndrim, bazohet në parimet kushtetuese dhe dispozitat kushtetuese për ndarjen e pushteteve, pavarësinë e pushtetit legjislativ, me konkretisht në parimin e “autodichia­s” – kompetencën rregullatore dhe vendimmarrëse ekskluzive të parlamentit për çështjet që lindin nga veprimtaria parlamentare dhe brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, të reflektuara në Kushtetutë, ligjin për statusin e deputetit, Rregulloren e Kuvendit, etj.

Të njëjtat parashikime parimore dhe normative, si edhe të njëjtat qëndrime mbahet në raste të tilla, sikurse ai objekt i këtij gjykimi, nga Kushtetutat, legjislacionit, praktikat parlamentare, praktikat gjyqësore kushtetuese dhe praktikat gjyqësore penale në të gjitha vendet perëndimore, si edhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (të cilat do të citohen konkretisht dhe hollësisht në vendimin e arsyetuar që do të depozitohet në një kohë të shkurtër).

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + 7 =