Veprimtari i njohur në SHBA Luan Bukolla u vlerësua me një Çertifikat mirënjohje nga Presidenti Donald Trump “Lifetime Achievements Awards” - Arbëria News

Veprimtari i njohur në SHBA Luan Bukolla u vlerësua me një Çertifikat mirënjohje nga Presidenti Donald Trump “Lifetime Achievements Awards”

 

Nnga: Beqir SINA – NEW YORK

Ky është një lajm më i ri i publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook nga Veprimtari Luan Bukolla i shoqëruar me fotografinë “Lifetime Achievements Awards firmosur nga Presidenti i SHBA Donald Trump.

Për më shumë mund të ndiqni postimin e plotë të veprimtarit Luan Bukolla që këtë kënaqësi të tij ka ngjallur interes t’a ndaj edhe me publikun shqiptar si njē nisje e bukur edhe për vitin e ri 2019:

Miqtë e mi te dashur,

Dua ta falenderoj Presidentin Trump për dhenien e ketij çmimi për mua, jam vertet i nderuar dhe mirenjohes ndaj tij, siç kam qenë çdohere.

Ne veçanti, me një mirënjohje te perzemert, dëshiroj të falënderoj Vellaun tim, Kongresistin e nderuar, Joseph DioGuardi, dhe zonjen e nderuar Shirley Cloyes, te cilet udheheqin Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizate kjo e vetmja Lobiste në SHBA, permes së ciles kam dhene kontribut vullnetar tash e tre dekada, gje që më ka mundesuar nominimin per këtë çmim! Me të vërtetë, unë jam i përulur para tyre.

Gjithashtu dua të shprehi mirënjohjen time per te nderuaren, Stacey Anderson, nga Instituti i Washingtonit per Studime dhe Marredhenje Nderkombetare, që e ka vërtetuar emerimin tim për këtë çmim.

Falemnderim i veçant kam edhe për mikun tim, Profesorin e nderuar Faton Bislimin, që e konsideroj vëlla e pjese të familjes, me te cilin kemi bërë shumë punë të përbashketa në angazhimet per çeshtjen tonë kombetare këtu në Amerikë.

Çmimin ia dedikoj Babës tim, te ndjerit, Sali Bukolla, që më rriti në New York me zemer e mendje te paster Shqiptare!

Ju falenderoj te gjithëve nga thellësia e zemres sime!

Me respekt,
Dashamiri juaj,
Luani

Fotografia e Beqir Sina

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + eight =