Video-Ekskluzive/ "Bektashi": Ku je ti re i poshter ! - Arbëria News

Video-Ekskluzive/ “Bektashi”: Ku je ti re i poshter !

Nga: Orest ÇIPA 

 

Gazmir Koxhaj, i njohur për shqiptarët nga vidiot e tij që poston në YouTube, ka dhënë për “Arbëria News” një intervistë. Ai poston video humoristike të xhiruara në ambjentin ku jeton dhe ku ushtron hobin e tij, peshkimin. Në këtë intervistë do të mësoni se kush është Gazmiri, ç’farë bën dhe disa nga misteret që shqiptarët ende nuk i dinë.

 -Nga jeni me orgjinë?

Jam nga Kuçova me origjinë

-Çfare pune bëni?

 Unë punoj kamarier

-A jeni i martuar?

Jam që mos qofsha, hahaha shaka!

-Peshkimi është një hobi që ju keni apo është puna juaj?

Peshkimi është hobi dhe sëmundja ime e pa shërueshme!

-Si u ndiet pasi videot tuaja u publikuan në shumë rrjete sociale në Shqipëri ?

Në fillim u tremba, më ra tavani mbi kokë, hahahaha

Thashë po këto ç’dreqi paskan me mua?! Mesazhe gjithandej.

-Si ju erdhi ideja për videot e “famshme” në Youtube ?

Nga vet gallatat apo humori amator që unë bëj me shoqërinë në jetën e përditshme. Një ditë thashë me vete pse mos të materializoj diçka nga e gjithë përditshmëria ime dhe t’a ndaj me miqtë e youtube-it ?!  

-Kush është video e parë që ju vendosët të publikonit dhe pse pikerisht ajo video ?

Video e parë e cila ka pasur në temë humorin amator ka qenë ajo me “Bektashin”, por ajo ka qenë edhe dilema e madhe nga vetë reagimi që do vinte më pas dhe e fundit e kisha pershtypjen dhe ndjesinë se ajo video do bënte bam,por jo kaq shumë sa bëri në të vërtetë.  

-Nese ju vjen një ofertë nga show humoristike në Shqipri, si “Portokallia”, a do të pranonit ?

Nëse do të më vinte një  ofertë, pse jo. Kush është ai i verbër që nuk do sy, por çështja është se a e bëj dot unë atë punë?

-Sa kohe keni ne emigracion dhe ku jetoni ?

ne emigracion kam gati 23 vjet dhe jetoj në Kamena Vurla qytez kjo 38 km AFER Lamiass

-Kush eshte Bektashi dhe ku eshte xhiruara video ?

Bektashi nuk ekziston është një metaforë e imja. Djali që unë thërras në video, në fakt emrin e ka Dashamir, është djali i hallës sime që tashmë jeton ne Itali dhe e përshëndes.

Videon e kemi xhiruar spontanisht po në Kamena Vurla.

Arbëria News 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × one =