VIDEO/ Ja si vidhen farmacitë në mes të Tiranës - Arbëria News

VIDEO/ Ja si vidhen farmacitë në mes të Tiranës

Dy vajza kanë kryer një vjedhje të paparë në një farmaci në Tiranë. Videoja tregon sesi 2 vajzat, troche që duket të jenë në të 20-at, help fusin në çantat e tyre produktet e një farmacie pranë RTSH-së, edhe duke pasur farmacisten pranë.

‘Na kanë vjedhur rreth 1 milionë lekë mall’, ka treguar pronari i një prej farmacive në Tiranë.

Në video duket sesi vajzat provojnë buzëkuqet një nga një, dhe pastaj fusin në çantë një tufë buzëkuqesh, e më pas rrotullohen nëpër farmaci për të vjedhur prapë. ‘Do të kishin marrë edhe më shumë, thotë pronari, ‘po të mos kishte hyrë një klient tjetër’.

Pas kontrollit të kamerave të sigurisë, ata kishin kuptuar se bëhej fjalë për një vjedhje të konsiderueshme, dhe kishin ngritur menjëherë padi në polici. Megjithatë, ato duket t’i ketë përpirë dheu.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + 4 =