VIDEO/ "Jam si një kukull", historia e 28 vjeçares që prindërit nuk e lejojnë të dalë nga shtëpia, pasi është shumë e bukur - Arbëria News

VIDEO/ “Jam si një kukull”, historia e 28 vjeçares që prindërit nuk e lejojnë të dalë nga shtëpia, pasi është shumë e bukur

Angelica Kenova, është një modele 28 vjeçare nga Moska, e cila pothuajse nuk del kurrë nga shtëpia, edhe kur kjo ndodh ajo është çdoherë e shoqëruar gjithmonë nga truprojet.

Ajo ka pamjen e një kukulle Barbi, dhe kjo ka bërë që prindërit e saj ta kenë ruajtur gjithë kohës duke menaxhuar në detaj jetën e saj.

“Kur unë isha adoleshente, prindërit e mi më trajtonin si princeshë të vërtetë dhe nuk më linin të dilja jashtë vetëm, apo me djem dhe për këtë arsye unë nuk jam njësoj si vajzat e tjera. Kështu që unë tani nuk jam në gjendje të jetoj një jetë normale, jam si një kukull”, thotë Angelica.

Ata i përgatisin dietën, planifikojnë stërvitjet, rregullojnë ditën e saj dhe të gjitha në mënyrë që të ruajë kuadrin e saj miniaturë.

Nëna e saj Natalia e ka veshur atë si një kukull Barbie që nga lindja e saj, dhe natyrisht tradita ka vazhduar deri në fund të 20-tave.

Angelica pohon se pamja e saj prej kukulle është arritur pa kirurgji plastike dhe ka grumbulluar mijëra fansa në mediat sociale.

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 2 =