VIDEO/ "Kacafytja" e kryeministrit Rama me gazetarin grek - Arbëria News

VIDEO/ “Kacafytja” e kryeministrit Rama me gazetarin grek

Kryeministri shqiptar Edi Rama zgjodhi të enjten në mbrëmje stacionin televiziv grek SKAI për të folur në mënyrë të drejtëpërdrejtë lidhur me çështjet që kanë mbetur pezull ndër vite mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një intervistë për gazetarin Aleksis Papahellas në televizionin “Skai”, health Rama u pyet për të gjitha çështjet e nxehta, cialis 40mg që nga ligji i luftës dhe Çamëria e deri në ditët e sotme për deklaratën e tij mbi Akropolin (lexo editorialin poshte).

Për frikën se një veto e Greqisë do të bllokonte aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, site Rama theksoi se nuk ka asnjë arsye që shteti fqinj të vendosë bllokadë. Ja pikat kyçe ku kryeministri u përplas me gazetarin grek Papahellas:

Për deklaratat se dikur në Athinë është folur shqip

Fakti që shqiptarët kanë kontribuuar për të mirën e shoqërisë greke dhe fakti që shumë njerëz në atë kohë flisnin shumë njerëz shqip, nuk e bën Athinën një qytet shqiptar. Ka të bëjë me faktin që kemi qenë kaq të lidhur. Duhet të mendojmë se sa shumë gjëra mund të bëjmë për njeri-tjetrin, dhe jo të mbytemi në ujëra të errëta të nacionalizmit dhe manipulimit mediatik.

Për shqiptarin që shpëtoi Akropolin

Do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar.Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri-tjetrin.

Për Shqipërinë e madhe

Shqipëria e madhe apo Shqipëria e natyrshme, nuk janë nocione që janë prodhuar nga ne. Shqipëria natyrale është një nocion që është prodhuar nga të tjerë, të cilët janë trembur apo e kanë krijuar atë për shkak të axhendave të ndryshme, por kjo është si t’u vësh fajin grekëve sot për Megala Idea që ishte një ide e një kohe të caktuar që nuk ka të bëjë me vendet tona. Shqipëria natyrore është Shqipëria evropiane. Ne kemi një histori shumë interesante duke qenë se jemi një komb me dy shtete. Ka shqiptarë në Maqedoni, Mal të Zi.

Për Çamërinë

Ka qenë një zonë që quhet Çamëri ku shqiptarët jetonin dikur dhe për fat të keq kjo nuk është ajo çka ju themi sot fëmijëve. Njerëzit që dikur kanë jetuar aty as nuk mund të shkojnë sot për të parë ku kanë qenë shtëpitë e tyre. Për çfarë arsyeje? Nuk kemi asnjë lloj pretendimi që të marrim territore për të marrë pjesë të Greqisë apo Serbisë, por ka ardhur koha ti kalojmë këto pengesa dhe ti lejojmë ti rishohin shtëpitë ku kanë lindur ata 80-vjeçarë gra dhe burra që u detyruan të largohen me forcë. A është e mundur që këta persona të kenë mundësi të kalojnë kufijtë e Greqisë. Çfarë ka këtu?

Për ligjin e luftës

Ne jetojmë në një paradoks të përsosur Ballkanin. Kemi një traktat miqësie dhe bashkëpunimi dhe një ligj të gjendjes së luftës në të njëjtën kohë.

Për akuzën se është antigrek

Nuk e duroj dot faktin që ka njerëz që më mendojmë atje si një person me ndjenja anti-greke. Jam i lumtur që ka persona që mendojnë se jam pro grek.

Për veton greke në BE

Nuk mendoj se kjo është e mençur dhe për tu menduar. Veto për çfarë? Eshtë e pabesueshme? Për ndërtimet pa leje në Himarë? Është veto sepse po flasim me vendosmëri, për nevojë për të zgjidhur disa çështje?

Gazetari Papahellas provokon: Po sikur Cipras të thotë se Skënderbeu ishte helen? 

Gazetari: Nëse kryeministri grek Tsipras do të postonte në Facebook një status që heroi juaj kombëtar Skënderbeu sipas disa historianëve të njohur ishte gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë, si do reagonit ju dhe shqiptarët?

Rama: Nuk mendoj se është e njëjta gjë pasi nuk është një ofendim, përkundrazi do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar.

Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri tjetrin.

Gazetari: -Më lini tu pyes për Himarën?  Shikoni në videon poshtë përgjigjen e Ramës

Rama: Hetoni dhe nëse më vërtetoni të kundërtën jam gati të kërkoj një ndjesë të madhe publike. Jam angazhuar në një program të rilindjes urbane. Për këtë shkak kemi shembur mbi 9 mijë ndërtesa, më së shumti ndërtesa të paligjshme dhe një pjesë të ligjshme dhe në bazë të ligjeve kemi zbatuar procedurat e kompensimit. E njëjta situatë është dhe në Himarë A mendoni se këto politika janë të ndjeshme për politikat lokale Nuk ka asnjë vend në botë për shkak të faktit që i takon një pakice nuk je subjekt i ligjit ku jeton.

Nuk dua të hyj në një diskutim tjetër për atë çfarë është Himara. Është një vend ku ka grekë që flasin shqip apo ku ka një pakicë greke, sepse kjo nuk është pjesë e kësaj interviste. Nuk ka asnjë vend në botë ku për shkak të faktit se përfaqëson një pakicë nuk mund t’i nënshtrohesh ligjit në vendin ku jeton.

Problemi është në qoftë se je pakicë, ti mund të abuzohesh nga ligji. Nuk ka qenë kurrë ky rasti. Jo vetëm gjatë mandatit tim por kurrë nuk kam parë që të jesh nga një kombësi tjetër të kesh pasur probleme.

Nuk e imagjinojmë dot këtu që ti themi dikujt se je nga pakica greke që të jetë sportist dhe të jetë në ekipin tonë kombëtar të ndërrojë emrin. Gjëra që kanë ndodhur, por jo këtu. Po ju them se pakica greke mund të ketë shumë probleme, por janë saktësisht të njëjtat probleme që kanë shqiptarët.

Gazetari:  –Mua më duket vërtetë çmenduri. E dini që ka mijëra ushtarë grekë të varrosur që prej Luftës së Dytë Botërore këtu. Është folur shumë për varrezat greke. Pse nuk ecet përpara…

Rama: Jam dakord me ju. Është vërtetë çmenduri, por ka gjëra që duhen zgjidhur. Ajo çfarë kemi bërë që prej ditës së parë është që miqtë tanë grekë të vijnë me një plan dhe t’i zgjidhim çështjet një nga një.

Të shohim çështjen e ligjit të luftës, toponimet, çështjen e varrezave, të cilat duhen parë si një agjendë e së ardhmes kombinuar me atë që janë shtyllat e një partneriteti më të fortë strategjik.

Kjo është ajo për të cilën po luftojmë.

Mendojmë se ka ardhur koha që këto të zgjidhen si një paketë. Po punojmë me këtë. Është për të ardhur keq që gjëra kaq të vogla të fryhen kaq shumë. Për shembull disa ndërtesa në Himarë, 18 mes 1950 është absolutisht çmenduri që kjo të përfshijë shtetet, ministritë e Jashtme. Është çmenduri.

Rama: Çamët kanë të drejtë të pretendojnë pronat

Gazetari:  -Sa për të qënë të qartë për këtë politika juaj zyrtare është që Shqipëria i mban kufijtë ashtu sic janë sot padyshim. Pyetja në këtë rast është, E keni parë në shkolla shqiptare apo  le të themi që qeveria greke ka ndaluar disa shqiptarë që përmbanin literaturë me një lloj propagande, çfarë nënkupton propaganda irredentiste

Kryeministri Rama: Unë nuk mendoj se është irredentistë t’ju thuash fëmijëve tanë se ku kanë jetuar shqiptarët dhe nuk mendoj se është irredentiste t’ju thuash njerëzve se ka qënë një zonë që quhej Çamëri, e që shqiptarët jetonin atje. E ku për fat të keq nuk është ajo çfarë u themi fëmijëve por çfarë shohim, -Që njerëzit nuk mund të shkojnë. Pra a e imagjinoni dot njerëzit as nuk mund të shkojnë të udhëtojnë, të shkojnë atje ku shtëpitë e tyre kanë qënë, ku kanë qënë familjet e tyre për shkak të çfarë? Nuk kemi asnjë pretendim dhe askush tjetër nuk mund të ketë pretendime të tilla të llojit si ndryshimi i kufijve apo strategji për ndryshimin e kufijve për të marrë pjesë të Greqisë apo të Serbisë apo për të marrë pjesë të Maqedonisë e për ta bërë këtë një Shqipëri natyrale.

Jo, ne thjeshtë besojmë se ka ardhur koha t’i tejkalojmë të gjitha këto pengesa të së shkuarës, të shohim njëri tjetrin në sy e të themi a është e mundur që ata 80 vjeçare gra e burra, të cilët janë detyruar me forcë të largohen nga shtëpitë e tyre të mos mund të shkojnë në ato vende sërish?! A është e mundur që personat që janë nga ky rajon shqiptar të mos mund të kalojnë kufirin e një fqinji, e një vendi fqinj të madh Europian si Greqia? A është e mundur? Çfarë ka për irredentizëm këtu, asgjë. Me që ra fjala do të doja të thoja se saktësisht duke u mbajtur peng i këtyre temave, e duke i parë ato mes së shkuarës, ne ushqejmë nacionalizmin, ne e ndezim nacionalizmin, u japim nacionalistëve argumente dhe për rrjedhojë u japim “lind për të jetuar” për të ekzistuar. Për se mos ta shohim në mënyrë të ndryshme, përse mos të themi, po, ka një problem këta njerëz janë çrrënjosur nga shtëpitë e tyre, shtëpitë e tyre  janë në Greqi dhe kanë të drejtën të kthehen nëse duan, kanë të drejtën të pretendojnë pronat e tyre n.q.s. duan. Cili është problemi këtu?

Gazetari: -Siç ju e dini ka kujtesa mjaft të gjalla të luftë së dytë botërore ku disa prej këtyre njerëzve, ndoshta jo këta, por gjyshërit e tyre kanë kryer krime gjatë pushtimit. Çështja është që ato mund të kalojnë në një sistem ligjor grek, ka edhe një sistem Europian dhe të pretendojnë çfarë të duan.

Kryeministri Rama: Po, po flas për të kaluar kufirin, po flas për të udhëtuar lirisht, ashtu siç mund të udhëtojnë gjithkund në Europë, ashtu si gjithë shqiptarët e tjerë mund të udhëtojnë lirisht në Greqi, Ata s’munden, pasaportat e tyre, thjeshtë keqpërdoren në kufirin grek dhe të kthehen. Flas për njerëz të vjetër, flas për 80 vjeçarë dhe nuk e besoja dot.

Një grua 80 vjeçare më tha, kam ëndërr të shoh për herë të fundit në jetë shtëpinë ku më dëbuan kur kam qënë fëmije dhe s’mundem.  Natyrisht ka pasur njerëz që kanë bashkëpunuar, por ku në këtë botë kemi parë që breza të tërë të mallkohen me pamundësinë për ushtruar të drejtat e tyre për shkak të paraardhësve që mund të kenë qënë kolaboracioniste. Ku në botë keni parë një komunitet të tërë që etiketohet si kolaboracionistë. Kjo është ajo që po them  që nuk duhet të hyjmë në këto detaje. Në fakt kemi të drejtë.

Në qoftë se politikanët vendosin të shkruajnë historinë mund të bëjnë vetëm dëm, por politikanët kanë detyrimin të lexojnë historinë, të nxjerrin mësime prej saj dhe së fundmi prej nga rëndësia. A dinë grekët se jemi në gjendje lufte? Që do të thotë ka një dekret mbretëror, i cili ende është në fuqi. Miqve të mi në Greqi ua them këtë.

I kam thënë Jorgos Papandreut, Samarasit, Alexis Tsipras meqë ra fjala njerëz të cilët i respektoj, Papandreu një njeri me qëllime mjaft të mëdha, Samaras me një vendosmëri të madhe dhe Tsipras me një pasion shumë të madh. Atëherë përse nuk e heqim këtë ligj të gjendjes së luftës dhe më pas mund t’ju themi  këtyre njerëzve thjeshte eshte rregull, sepse ky ligj i gjendjes së luftës përdoret si pengesë që ata të shkojnë përmes sistemit ligjor.

Nuk e duroj dot faktin që ka njerëz që më mendojnë si një person me ndjenja antigreke. Ka shumë njerëz këtu që më mendojmë pro-grekë. Nuk ka asnjë hartë të asnjë Shqipërie të madhe në libër shkolle.

PAKTI DETAR

Gazetari: Ju patët një rol kryesor për ta çuar në gjykatë dhe për ta hedhur poshtë, ndërkohë që oponenti juaj Berisha tha se këtu, kishte një dorë pro turke.

Edi Rama: I kam vendosur një rregull vetes nuk flas asnjëherë për kundërshtarët e mi në anglisht

Gazetari: Mund ta thoni dhe në shqip e përkthejmë?

Edi Rama: Jo jo nuk pëlqen të flas për politikën lokale një audience të jashtme, pasi nuk është etike. Por më lini tju them se kur kjo marrëveshje u bë ne mësuam prej disa njerëzve të shoqërisë civile që kishte problem. Natyrisht ishte një moment kur disa njerëz menduan shumë mirë, le të hidhemi, ta bëjmë këtë një pikë të rëndësishme politike në axhendën tonë kundër qeverisë, por i thashë jo. Le ta lëmë në duart e gjyqtarëve, ekspertëve dhe të kemi një proces. Është vendimi i vetëm që mbaj mend që gjykata jonë Kushtetuese ka marë me unanimitet 9 me 0. Pra ka dicka që nuk shkon dhe u thashë miqve të mi në Athinë. Le të ulemi ta zgjidhim, kur ka një vullnet gjërat bëhen. Kemi këtë këndvështrim bazuar në vendimin tonë të Gjykatës Kushtetuese. Ta zgjidhim me ekspertë. Kam propozuar dhe një palë të tretë konsensuale për ta mbajtur në nivel ekspertësh dhe të mos e bëjmë një tragjedi të madhe greke kush fiton e kush jo
Gazetari: Megjithatë ekspertët tanë më thonë se vendimi i gjykatës i ka habitur. Dy paragrafët kryesorë janë të ngjashëmm e demarshet politike që ka bërë Turqia për cështjet tona dy palëshe. A ka ndonjë rastësi , a mund të sigurosh…

Edi Rama: Më dëgjo. E di që jetojmë në një terren me mjaft teori konspirative dhe ka gjithmonë një gjë pas kësaj, por mund tju siguroj se nuk ka asgjë të këtij lloji dhe nuk është sekret që ne kemi vendosur një partneritet strategjik me Turqinë nuk është secret që jam një mik i mirë me presidentin Erdogan dhe kemi marrëdhënie të mira me Turqine, por e gjithë kjo ka ndodhur në një kohë kur ne ishim në opozitë dhe nuk kishim asnjë kontakt me askënd në palën turke. Dhe kjo mund të provohet lehtësisht. Për herë të parë e kam takuar Erdoan pak muaj pasi isha zgjedhur dhe më duhet tju them se asnjëherë kurrë nuk e kemi bërë këtë diskutim. Asnjëherë dhe është e pakuptimtë. Nga ana tjetër, po, për shkak se kemi një pozitë të ndryshme, në nivel ekspertësh na duhet të flasim.

EKSPLORIMI I GAZIT E NAFTES NE JON 

Gazetari:-Na thanë se keni kërkuar informacion në lidhje me eksplorimet që Greqia po zhvillon në Jon…

Rama: Po flasim për një zonë të kontestuar ku presupozohet se ka një burim të madh nafte e gazi. E kam thënë gjithnjë; përse nuk e shohim si një mundësi të madhe për ta zgjidhur së bashku. Përse nuk ecim më tej sepse mund të bëjmë kaq shumë së bashku. Shqipëria mund të jetë mundësi fantastike për shumë investues grekë dhe po ashtu Greqia, mund të ketë kaq shumë avantazhe nga bashkëpunimi me Shqipërinë. Duhet të flasim, të flasim, e të zgjidhim gjërat me durim dhe me vullnet sepse nuk ka shans që të parashikojmë një të ardhme tjetër përveçse nëpërmjet bashkëpunimit.

VARREZAT GREKE

Gazetari: Mua më duket vërtetë çmenduri. E dini që ka mijëra ushtarë grekë të varrosur që prej Luftës së Dytë Botërore këtu. Është folur shumë për varrezat greke. Pse nuk ecet përpara…

Rama: Jam dakord me ju. Është vërtetë çmenduri, por ka gjëra që duhen zgjidhur. Ajo çfarë kemi bërë që prej ditës së parë është që miqtë tanë grekë të vijnë me një plan dhe t’i zgjidhim çështjet një nga një. Të shohim çështjen e ligjit të luftës, toponimet, çështjen e varrezave, të cilat duhen parë si një agjendë e së ardhmes kombinuar me atë që janë shtyllat e një partneriteti më të fortë strategjik. Kjo është ajo për të cilën po luftojmë. Mendojmë se ka ardhur koha që këto të zgjidhen si një paketë. Po punojmë me këtë. Është për të ardhur keq që gjëra kaq të vogla të fryhen kaq shumë. Për shembull disa ndërtesa në Himarë, 18 mes 1950 është absolutisht çmenduri që kjo të përfshijë shtetet, ministritë e Jashtme. Është çmenduri.

Gazetari: Përse nuk vazhdoni t’i zgjidhni?

Rama: Duhen dy që të hedhim një valle. Saktësisht, kjo është pyetja që unë vazhdoj t’i bëj vetes. Pse nuk po zgjidhet kjo? Çfarë ka? Unë kam frikë se kjo mban peng në kohën kur zgjedhjet afrohen. Sa herë zgjedhjet afrohen, gjërat ndërlikohen.

Gazetari: Në Athinë kemi një perceptim të kundërt. Për shembull, ju po u afrohen zgjedhjet. Ju duhen çamët si partner koalicioni.

Rama: Nuk dua të luaj këtu të mirin. Edhe ne kemi pjesën tonë të përgjegjësive.

VETO GREKE? 

Gazetari:  A jeni i shqetësuar që niveli i bashkëbisedimit midis dy vende shkon mbi këtë nivel. Ju e dini që Greqia ka qenë shumë bujare në 2014-n për dhënien e statusit kandidat.

Rama: Kam përshtypjen se kjo është një pyetje që shumë njerëz ma drejtojnë për sa i përket marrëdhënieve me Serbinë. Njerëzit kanë prirjen të mendojnë se përpjekjet tona dhe përpjekja ime personale për të hapur një kapitull të ri me Serbinë, është një lloj bujarie, eshtë në interesin tonë.

Nuk është bujari e palës greke për të mbështetur integrimin e vendit tonë, është në interesin grek gjithashtu. Natyrisht, nëse shkon mirë për ne, shkon mirë edhe për serbët, të cilëve po ju shtrimë dorën e bashkëpunimit. Është në interesin tonë.

Po ç’dreqin do të bënim ne apo Greqia në qoftë se ky vend do të shkonte keq e më keq,  në qoftë se nuk do të shkonte në rrugën e integrimit. Sa më shumë të jesh i përfshirë në Bashkimin Evropian, aq më shumë duhet të japësh llogari.

Mendoj që po, Greqia ka qenë një mik mjaft besnik i yni gjatë gjithë këtyre viteve.  Ka bërë saktësisht atë që është në interesin e saj më të mirë dhe duhet të vazhdojë ta bëjë. Është e pakuptimtë që ne në qoftë se duhet të zgjidhim çështjet tona, t’i çojmë në një nivel më sipër dhe të bëhemi një arsye tjetër për ata në Bruksel dhe të thonë; dreq o punë, këta njerëz thjesht prodhojnë histori.

Gazetari: Ju besoj e dini veton greke?

Rama: Nuk mendoj se kjo është e mençur edhe për t’u menduar. Veto për çfarë? Është e pabesueshme. Në qoftë se është veto për ndërtesat pa leje, çfarë do të thotë kjo? Është veto sepse po flasim me vendosmëri për nevojën për të zgjidhur disa çështje. Jemi në të drejtën tonë dhe mendoj se jemi në interesin tonë të përbashkët. Për çfarë është vetoja?!

Gazetari:  Ju si kryeministër i këtij vendi nuk e keni këtë ide të ‘Shqipërisë së madhe’

Rama: Jam shumë i gjatë për të menduar që jam i gjatë. Nuk kam vuajtur asnjëherë nga asnjë kompleks madhështie. E ardhmja jonë duhet të përcaktohet nga një vullnet i përbashkët. Çfarë do bëjmë do bëjmë luftë? Do ndryshojmë kufijtë? Ne nuk duam ta bëjmë Shqipërinë më të madhe gjeografikisht, por më të madhe sa i takon demokracisë së saj, begatisë.

Askund nuk ka një hartë të Shqipërisë së madhe. Ju sfidoj nuk ka asnjë hartë të Shqipërisë së madhe në asnjë tekst shkolle. Nëse ka përmendje se ku kane jetuar shqiptaret, kjo është histori por nuk ka lidhje me kuptimin e Shqipërisë së madhe sa i takon kufijve. Nuk dua ta pranoj këtë paranojë të çmendur. Cam ? Camëri? Çfarë do të thotë, kjo është një zonë ku njerezit tane kanë jetuar.

Është tjetër kur jetohet dhe tjetër kur kerkohet të bëhet autonome në Greqi

Gazetari: Donin kohë më parë

Edi Rama: Ka njerëz që ende duan, ka ende njerëz në Greqi të cilët flasin për këtë çmenduri të vorio epirit dhe kurrë nuk guxoja ti merrja asnjë minutë kohë kryeministrit tuaj (pa ofendim) për të folur për këtë gjë. Ata janë të çmendur që mendojnë se Greqia mund të shkojë deri në qendër të Shqipërisë. Këto janë turbofolkë. Sa më shumë të ngecemi në këto cështje e sa më shumë të humbasim aq më shumë do ta ushqejmë këtë turbofolk.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =