VIDEO/ Kukësi shpallet fitues i Superkupës së Shqipërisë. - Arbëria News

VIDEO/ Kukësi shpallet fitues i Superkupës së Shqipërisë.

physician 470px” srcset=”http://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/08/Untitled-46-470×275.jpg 470w, erectile http://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/08/Untitled-46-470×275-400×234.jpg 400w” alt=”Untitled-46-470×275″ width=”470″ height=”275″ />

TIRANE- Kukësi shpallet fitues i Superkupës së Shqipërisë. Ekipi i drejtuar nga Ernes Gjoka mposhti në finale kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në “Selman Stërmasi” u mbyll në shifrat 1-3 për Kukësin.
TAKIMI
Ka filluar sot në mbrëmje finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Kukësit në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Kjo sfidë hap zyrtarisht sezonin e ri futbollistik në vend, dhe dy skuadrat që vjet triumfuan në kampionat dhe kupë, do të kërkojnë ta nisin sezonin me një trofe që do të shërbente shumë për moralin shkruan Panorama Sport.

30? Gol! Mici kroson në krahun e majtë, Fukui gjuan me kokë
dhe shënon. Barazim 1­1.

Superkupa/ Skenderbeu vs Kukesi 1-1 – Fukui
26? Karioka niset në krahun e majtë, kroson në shtyllën e parë
24? Salihi fiton një faul në gjysmëfushën e Kukësit. Gjuan Radas, portopi përplaset në murin mbrojtës.
21? Tjetër aksion sulmues për Kukësin, Dvornekoviç nis një top për
Pejiç që tenton të pasojë, por largojnë lojtarët e Skënderbeut.
17? Rast i mirë për Kukësin. Pejiç nis një top për Eminin që futet në zonë, godet, por topi devijohet. Tjetër goditje këndi për Kukësin.
13? Arbri ndëshkohet me karton të verdhë. Ndërhyrje e gabuar në
mesfushë.
12? Karioka kryen një goditje dënimi në gjysmëfushën e Skënderbeut.Një top i lartë në zonë, largojnë futbollistët e Skënderbeut.
Verilindorët fitojnë goditjen e parë nga këndi.
06? Fukui kroson në zonë, devijojnë lojtarët e Kukësit. Gogitje e parë nga këndi për skuadrën e Skënderbeut.
01? Topin e parë e luajnë futbollistët e Kukësit.
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu: Shehi, Radas, Jashanica, Osmani, Mici, Lilaj, Orelesi,
Fukui, Serxho, Gavazaj, Salihi.
Kukesi: Koliçi, Arbri, Shameti, Alla, Hallaçi, Karioka, Hasani, Musolli,
Dvornekoviç, Emini, Pjejiç.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − ten =