Milani mposhtet nga Fiorentina (Video) - Arbëria News

Milani mposhtet nga Fiorentina (Video)

Humbje me rezultat 2-1 e Milanit në përballjen e të hënës mbrëma në Serie A kundër Fiorentinës, this web pavarësisht avantazhit deri afër fundit të ndeshjes, case Rosonerët nuk arritën të mbrojnë rezultatin.

Pjesa e parë përfundoi pa gola ndërsa Milan kaloi në epërsi në minutën e 56-të me golin e Mattia Destros.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 83-të kur vendasit barazuan përmes Gonzalo Rodriguez.

Në minutën e 89-të, Joaquin shënoi golin e epërsisë duke i hequr mundësinë e barazimit për Milanin.

Pas kësaj humbjeje, Milani është i dhjeti në tabelë me 35 pikë të arkëtuara pas 27 javësh.

Në takimin tjetër të zhvilluar sonte, Lazio ka mposhtur Torinon në udhëtim me rezultat 2-0. Lazio renditet e tretanë tabelë me tri pikë përpara Napolit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =