Video/ Nis puna masive për pastrimin e Durrësit nga rrënojat, 10 grupe inspektimi zbresin në terren - Arbëria News

Video/ Nis puna masive për pastrimin e Durrësit nga rrënojat, 10 grupe inspektimi zbresin në terren

Punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit vijojnë edhe sot punën për shembjen e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në qytetin e Durrësit.

Mëngjesin e sotëm, puna e IKMT ka nisur me shembjen e hotel “Lubjana”, në qytetin bregdetar, i cili u shkatërrua nga tërmeti katastrofik. Ndërkohë, punimet për shembjen e hotelit po inspektohen dhe nga drejtuesja e IKMT, Dallëndyshe Bici, siç mund ta shihni edhe nga videoja që gazetarja Erjola Jata sjell në redaksinë e “BalkanWeb”.

Puna për shembjen e këtij hoteli nisi mbrëmjen e kaluar, por u ndërpre për të rinisur sërish sot.

Nga ana tjetër, gazetarja Klodjana Haxhiaj tha për “BalkanWeb” se përveç IKMT, Bashkia e Durrësit sot ka zbritur masivisht në terren, duke aktivizuar 11 grupe inspektimi të përbërë nga inxhinierë, inspektorë, arkitektë, që po shohin nga afër të gjitha pallatet, për të bërë vlerësimin e tyre, nëse janë ose jo të banueshëm.

Sipas gazetares, po punohet në disa fronte për shembjen e ndërtesave dhe njëherësh edhe largimin e inerteve, ndërsa gjithsej janë 70 inxhinierë, 50 të huaj, që po kryejnë inspektime në terren.

Nga (BalkanWeb)

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + nineteen =