VIDEO/ Trajtim poshtërues ndaj emigrantëve në Hungari, ndërsa policia e Maqedonisë ushtron dhunë fizike - Arbëria News

VIDEO/ Trajtim poshtërues ndaj emigrantëve në Hungari, ndërsa policia e Maqedonisë ushtron dhunë fizike

https://www.youtube.com/watch?v=n8UuPmYyznQ

Një video e publikuar në media tregon momentet kur emigrantëve në kampin Roszke në Hungari, shop në kufirin me Serbinë po i hidhen qese me ushqim. Pamjet u rregjistruan nga Mikaela Spritzen/Dorfer, viagra gruaja e një politikani të partisë së gjelber në Austri e cila po shpërndante ndihma.

Ajo tha se emigrantët po trajtohen si kafshë dhe u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Europian të hapin kufijtë. Human Rights Watch i cilësoi pamjet ç’njerëzore.

Hungaria do të shpallë “gjendjen e krizës” javën e ardhshme, price ndërsa Parlamenti pritet të vendosë për dërgimin e Ushtrisë në kufi.

Ministrat e Jashtëm të katër vendeve të Europës Qendrore u takuan me Shefin e Diplomacisë së Gjermanisë dhe Luksemburgut, vend që mban presidencën e Bashkimit Europian, për të diskutuar për sistemin e kuotave.

Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia kundërshtuan planin e propozuar nga Komisioni Europian.

Të enjten në Maqedoni, rojet kufitare përdorën shkopinjtë e gomës kundër emigrantëve që vinin nga Greqia.

Mbi 7000 persona, shumë prej të cilëve gra me fëmijë janë keqtrajtuar nga policia maqedonase ndërsa përshkonin fushat e përbaltura, në mes të shiut.

Policia greke tha se kjo ishte vala më e madhe e emigrantëve brenda 24 orëve, e rregjistruar deri tani.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki deklaroi se autoritetet maqedonase do të ndërtojnë një gardh në kufirin me Greqinë, të ngjashëm me atë në Hungari, për t’i bërë pritë fluksit të madh të emigrantëve. Poposki la të kuptohet se në raste emergjente do të përdoret edhe Ushtria

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 2 =