Vijonte aktivitetin procedohet penalisht pronari i një loto në Fier - Arbëria News

Vijonte aktivitetin procedohet penalisht pronari i një loto në Fier

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin për evindetimin e ushtrimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë ditës së sotme policia e Fierit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Mallakastër është konstatuar një 1 subjekt i cili po vijonte aktivitetin e lojërave të fatit, ndonëse afati i tyre për mbyllje ishte deri më 1  janar 2019.

Mësohet se gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa dhe gjithashtu pronari i biznesit është proceduar penalisht.

Mallakastër

Në zbatim të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit, vijojnë kontrollet nga policia në Qarkun Fier. Konstatohet 1 subjekt i cili ishte përshtatur për zhvillimin e lojrave të fatit. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa. Procedohet penalisht pronari i subjektit. Konkretisht u procedua penalisht shtetasi K.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”

Procedimi ndaj këtij shtetssi filloi pasi në qytetin e Ballshit në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

/Express/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =