VIRTUOZET EDHE TE PERLOTIN - Arbëria News

VIRTUOZET EDHE TE PERLOTIN

Thoma Nika

Artisti Limos Dizdari, i gjithepranuar si “Kadareja i muzikes”, nuk mund t’i mungonte homazhit te dhene me tinguj per jetet dhe strehet e humbura, per shkak te termetit.
Ky homazh dhe solidaritet prej tij dhe pianistja po aq famoze, Adriana Dizdari, na erdhi kete te diel, kur humbja ende ther. E dha ne Teatrin e tij qe mban emrin “Dafinat”, si per te nenvizuar paqen qe na duhet te gjitheve dhe lavdine e atyre pianisteve te rinj, nga Ksamili apo Saranda, qe ai i quan VIRTUOZE. Kuptojme qe, per Dizdarin, qe eshte sa i talentuar, po aq edhe modest, kjo eshte nje “dalje” nga vetja. Por serish kuptojme se ai nuk e ben kete per te cmuar veten, por per te kalibruar saktesisht ate cfare jane muzikantet qe cifti Dizdari i pergatit ardhmerise se muzikes shqiptare.
Teksa prezanton hyrjen ne skene te Ana Hasanit, njeres prej vajzave qe ka parasysh kur flet per VIRTUOZE ne Ksamil, Prof. Limosit i rrokullisen ca sumbulla loti. Ai e di se kjo nuk do t’i falej asnje moderatori apo prezentatori tjeter. Atij te gjithe ia falem dhe ia kuptuam permbajtjen e asaj pike loti, qe i njomi syte. Permbajtja e tyre eshte ngazellimi per ate pianiste te re qe ka pergatitur ne steken e VIRTUOZEVE te te gjithe rruzullit. Me finesen skenike dhe me sigurine per te luajtur Klajdman, ajo edhe vete Klajderman do ta kishte ngazellyer. Tastiera e pianos thjesht i bindet levizjes se gishtave dhe mbajtjes se ritmit prej saj.
Droja e muzikantit te madh per ta cilesuar Anen nje VIRTUOZE, vinte se mos prezantimi si e tille perpara se te ulej para pianos, mund t’i prishte pune. Por ai nuk mund te mos i bindej bindjes qe ka dhe ngazellimit prej ketij fruti qe shkruhet “talent plus pune”.
Profesori thote se VIRTUOZET levizin dhe jane te ndryshem.
Ka VIRTUOZE ne Paris, Ne Londer, ne Moske, Newyork a gjetke. Por, pa pike droje dhe i sigurt se nuk po ben asnje hiperbole, thote se VIRTUOZET jane tani edhe ne Ksamil.
Limosi thote se nuk ka vetem nje Ane ne kete standart. Na flet per 9 apo 10 nxenes pasionante e te talentuar per muzike e ne tastieren e pianos, qe nuk i lene asgje mangut nje VIRTUOZI.
Kenaqesise muzikore te dites se sotme i shtoi edhe lajmin surprize: nje 54-vjecare gjithashtu ndjek seancat muzikore ne piano ne Qendren “Dea” ne Ksamil. Pjese e surprizes eshte se edhe ajo po tregon se eshte gati ne nje hap dhe “club”me VIRTUOZET E KSAMILIT.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =