Vlorë, asgjesohen 2890 bimë narkotike, 3 në pranga dhe një në kërkim - Arbëria News

Vlorë, asgjesohen 2890 bimë narkotike, 3 në pranga dhe një në kërkim

Aksioni antikanabis ka vijuar mëngjesin e sotëm dhe në Vlorë, cialis 40mg ku janë zbuluar dhe asgjësuar 2890 rrënjë bimë narkotike “Canabis-sattiva” të mbjella në 12 parcela. Ndërkaq, stomach në pranga janë vënë 3 persona, të cilët janë kultivuesit e këtyre bimëve narkotike.

Në fshatin Verbas janë zbuluar 11parcela me 1940 bimë narkotike, të mbjella në vendet e quajtura: “Ara Ledhe”, “Ledhet e Arifit”, “Ara e Sulos”, “Ledhet e Hoxhës”, “Korije Çobë”, ndërsa lartësia e këtyre bimëve narkotike varion nga 20 cm deri në 100 cm.

Në pranga janë vënë kultivuesit e tyre, shtetasit: 1. Myslym Gllucaj, 38-vjeç, banues në fshatin Gjormé-Vlorë. 2.Tomorr Malaj, 50-vjeç, banues në fshatin Verbas-Vlorë. Përsëri në të njëjtin fshat (Verbas-Vlorë), Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë konstatuar një parcelë me 950 bimë narkotike, të mbjella përreth banesave të dy shtetasve, ku lartësia e këtyre bimëve narkotike arrin deri ne 75 cm.

Ndërsa për këtë parcelë të mbjellë me kanabis është arrestuar në flagrancë kultivuesi i tyre, shtetasi Servet Canaj, 71-vjeç, lindur ne Verbas dhe banues në Vlorë; ndërsa u shpall në kërkim, bashkëpunëtori i tij, 32-vjeçari Maksim Canaj, lindur në fshatin Ramicë dhe banues ne Vlorë. Policia ka bërë të mundur asgjësimin e bimëve narkotike me djegie, ndërkohë po punon për kapjen dhe arrestimin e autorit të shpallur në kërkim.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 5 =