Vlorë/ Sot nis prishja e ndërtimeve në lagjen "Kushtrimi " - Arbëria News

Vlorë/ Sot nis prishja e ndërtimeve në lagjen “Kushtrimi “

Duke filluar nga sot Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit IKMT do të nisë punën për shembjen e ndërtimeve që preken nga rruga transballkanike në lagjen Kushtrimi në Vlorë.

Puna e IKMT për prishjen e objekteve që preken nga ndërtimi i rrugës do të bëhet në vijimësi të aksionit që IKMT ka nisur në këtë qytet prej disa ditësh. Që prej nisjes së aksionit për shembjen e objekteve të paligjshme, approved IKMT ka prishur 500 objekte. Banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë pak dite me pare u ngritën në protesta kundër vendimit të qeverisë për prishjen e objekteve që preken nga ndërtimi i rrugës trans-ballkanike. Pas protestave banorët arritën një marrëveshje me qeverinë, sickness ku kjo e fundit do të paguajë dëmshpërblimet për pronarët të cilët i kanë ndërtimet e tyre me leje, ndërkohë për ata që i kanë ndërtimet në process legalizimi, deri në marrjen e një përgjigjjeje nga ALUIZNI do të paguhet qeraja e vendstrehimit për një periudhë prej dy vitesh.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − thirteen =