Vodhi ndihmat e termetit ne emer te Edi Rames, gjykata e Lezhes le ne burg mashtruesin - Arbëria News

Vodhi ndihmat e termetit ne emer te Edi Rames, gjykata e Lezhes le ne burg mashtruesin

Gjykata e Lezhes caktoi sot masen me burg pa afat 30 vjecarin Arjan Meli, i akuzuar vjedhjen e ndihmave për tërmetin me ane të mashtrimit.

Vetë Meli gjatë seancës gjyqësore nuk ka folur, ndërsa avokati i tij i kërkoi gjykatës që të caktonte një masë të lehtë sigurimi.

Sipas avokatit klienti i tij, e ka kryer një veprim të tillë nga shpejtësia dhe padituria, mbi mënyrën e organizimit të mbledhjes së fondeve financiare.

Por prokurori kërkoi burg, duke argumentuar se Arjan Meli kishte ngritur një skeme mashtrimi me qëllim për të përvetësuar shuma parash, duke shfrytëzuar fatkeqësinë natyrore të tërmetit.

Arjan Meli u arrestua me 28 nëntor pasi u zbulua se përdorte profilin e tij në facebook me emrin “Rilindja” për të mashtruar njerëzit të cilëve u kërkonte para ne emrin e Rames.

/lajmifundit.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 3 =