Vrasja e bariut 26-vjeçar, autori: S'doja ta vrisja por ta zhburrëroja, ai s'pranoi të ulej në gjunjë - Arbëria News

Vrasja e bariut 26-vjeçar, autori: S’doja ta vrisja por ta zhburrëroja, ai s’pranoi të ulej në gjunjë

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndaj 54­-vjeçarit Abaz Isai, i cili akuzohet për vrasjen e Marjo Lahos, 26 vjeç në malin e Gramozit.
Mësohet se 54-vjeçari e ka pranuar krimin dhe ka treguar dhe arsyet se pse e ka kryer atë. “Vrasjen nuk e bëra me paramendim, por i shtyrë nga situata e krijuar te stani, pasi shkova aty. Unë doja ta rrihja Lahon, ta godisja me aq shpulla sa më kishte goditur ai gjatë asaj dite për ta zhburrëruar njëlloj dhe të mos bëja asnjë gjë tjetër. I thashë të ulej në gjunjë e të më kërkonte të falur që ta rrihja, por ai s’më dëgjoi.
Qëllova paraprakisht në ajër kur shkova te stani për të trembur qentë. Në qoftë se unë do të doja ta vrisja, do e kisha qëlluar që larg dhe do ta kisha vrarë, pasi kam bërë ushtrinë dhe jam qitës shumë i mirë. Sa për armën, ajo ka qenë e groposur që nga viti 1997”, ka thënë para trupit gjykues të Korçës bariu Isai.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =