Vrasja në Kavajë për xhelozi/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve, rrëfen telefonatën me Marsida Qatjan: Shkova disa herë te shtëpia - Arbëria News

Vrasja në Kavajë për xhelozi/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve, rrëfen telefonatën me Marsida Qatjan: Shkova disa herë te shtëpia

Zbardhet dëshmia e Bledar Tocit, i plagosuri në ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kavajë në banesën e 30 vjecares nënë e 3 fëmijëve, Marsida Qatja. Ai akuzohet për vrasje me dashje sepse qëlloi për vdekje Dritan Haxhollin, pasi ky i fundit me kallash në dorë u fut nga dritarja e banesës dhe qëlloi fillimisht mbi Tocin, duke e plagosur. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për xhelozi, pasi Haxholli kishte pasur lidhje intime me te rene dhe nuk e kishte pranuar ndarjen para pak kohesh.

 Sipas News24, Toci, shef i sigurise se brendshme ne burgun e Durresit i cili është i arrestuar, ka thënë para hetuesve:
Bledar Toçi

Marsida Qatja me telefonoi pasdite dhe me tha se Dritan Haxholli e bezdiste dhe e perndiqte dhe une i thashe se do e ndihmoja. Kam shkuar disa here tek shtepia e saj gjate te merkures. Marsida me tha se Dritani vjen zakonisht naten aty dhe per kete arsye une qendrova aty ne mbremje se bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelen.

marsida

I thame Marsides se do i benim ne presion Dritanit qe te mos e shqetesonte me.

Rreth mesnates kur ai erdhi dhe me force po i binte deres dhe po kercenonte shkova une dhe ia hapa deren ndersa Marsida me 2 shoket ishin ne sallon. Sapo ja hapa deren Dritani me tha:

“Ti qenke dashnori i ksaj prandaj ajo u nda nga mua” dhe hapi zjarr direkt me automatik pa me lene kohe qe une ta sqaroja. Menjehere sa kam pare kallashnikovin qe po e pergatite per qitje jam shmangur por nga bresheria u plagosa. Per vetembrojtje reagova dhe qellova vetem nje here”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + 16 =