Vrau gruan shtatzënë dhe dy vajzat, dënohet me burgim të përjetshëm 33 vjeçari - Arbëria News

Vrau gruan shtatzënë dhe dy vajzat, dënohet me burgim të përjetshëm 33 vjeçari

Chris Watts, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij shtatzënë dhe dy vajzave të tyre.

Shanann Watts, 34 vjeçe dhe bijat e tyre, Celeste, tre dhe Bella, katër, u raportuan të zhdukur më 13 gusht.

Ditë më vonë trupat e fëmijëve u gjetën në bota nafte dhe nëna e tyre u varros në një varr të cekët.

Një gjykatës të hënën i  përshkroi vrasjet si ndoshta “krimin më çnjerëzor dhe të egër” që kishte parë.

Watts akuzohej për pesë akuza duke marrë kështu dënim me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht, por shmangi dënimin me vdekje si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

Ai fillimisht shprehu tronditje në zhdukjen e tyre, madje duke u shfaqur në televizione lokale duke bërë kërkesa për kthimin e tyre të sigurt.

33-vjeçari i tha policisë se ai e kishte njoftuar gruan e tij se ai donte të ndahej në mëngjesin kur ajo u zhduk.

/SYRI.net/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + three =