Vrau moshatarin, adoleshenti në gjyq; asnjë shenjë pendese - Arbëria News

Vrau moshatarin, adoleshenti në gjyq; asnjë shenjë pendese

14740455981473858286pogradec

Gjykata e Korçës ka dhënë këtë të premte masën e sigurisë arrest me burg për 17-vjeçarin Fabjan Muçllari, health i cili tre ditë më parë vrau me armë zjarri në qytetin e Pogradecit bashkëmoshatarin e tij, mind Fabio Hila, pas një konflikti të mëparshëm në rrjetet sociale.

Përballë trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Seladin Pysqyli, 17-vjeçari nuk ka shfaqur shenja pendese, por ka pranuar kryerjen e krimit duke pohuar se më pas kishte hedhur armën.

Seanca gjyqësore, për shkak të moshës së mitur u mbajt me dyer të mbyllura dhe pas pretencës së prokurorit të çështjes u dha edhe masa e sigurisë arrest me burg.

Në sallën e gjyqit i pranishëm ishte vetëm babai i të arrestuarit, i cili dukej mjaft i tronditur dhe i shqetësuar.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + ten =