Kryeministri serb Vuçiç i propozon homologut shqiptar Rama bashkëpunim në disa projekte të përbashkëta - Arbëria News

Kryeministri serb Vuçiç i propozon homologut shqiptar Rama bashkëpunim në disa projekte të përbashkëta

Kryeministrat e shtatë vendeve të rajonit janë mbledhur sot në Tiranë, në Forumin Ekonomik të Vjenës. Të pranishëm bashkë në një event të një niveli të tillë është kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri kosovar, Isa Mustafa, të cilët kanë shtrënguar duart.

Në fjalën e tij, kryeministri serb tha se duhet të shkojmë me Ramën me projekte konkrete në Bruksel. Ai nuk ka lënë pas edhe batutat në lidhje me fjalën e Ramës, sa i takon minutazhit kohor.

“E dija që Edi do ta kalonte kohën, e bën gjithmonë këtë punë. I kam propozuar Edit që të firmosim bashkërisht disa projekte të përbashkëta dhe të shkojmë në Bruksel dhe t’ua kërkojmë. Nëse nuk e marrim këtë ne nga ana jonë si Serbi, jemi të gatshëm që ta nisim vetë. Sigurisht që nuk ështe e lehtë, por më e rëndësishme është që ta nisim”, tha ai.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × one =