I vunë zjarrin pasi e çmontuan, policia detaje të reja: Mjeti në pronësi të një gruaje (FOTO) - Arbëria News

I vunë zjarrin pasi e çmontuan, policia detaje të reja: Mjeti në pronësi të një gruaje (FOTO)

Një automjet tip Renault me targa AA 832 OO është djegur në mesnatë, në afërsi të stadiumit Niko Dovana, raportojnë mediat lokale.

Dyshimet janë se grabitësit kanë tentuar ta vjedhin, duke përdorur mjete të forta që ta çmontojnë nga aksesorët dhe më pas kanë thyer xhamat e saj. Policia beri me dije se mjeti eshte ne pronesi te nje shtetaseje banuese ne Shijak.

Më pas i kanë vënë zjarrin, e sic shihet nga pamjet, më shumë se gjysma e automjetit është djegur.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.10.2019, rreth mesnatës, në lagjen Nr.18, Durrës është djegur pjesërisht mjeti i parkuar, tip ” Renault Megana” në pronësi të shtetases R.Gj., banuese në Shijak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

panorama

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × two =