Xavi zyrtarizon largimin nga Barca, e pret Al-Saad në Katar - Arbëria News

Xavi zyrtarizon largimin nga Barca, e pret Al-Saad në Katar

Tashmë është zyrtare, find Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit për të nisur një aventurë të re në Katar me Al-Saad. Kapiteni u prezantua dukshëm i emocionuar në konferencën për shtyp në qendrën sportive “Sant Joan Despi” ku njoftoi vendimin e marrë, decease duke konfirmuar zërat që kishin nisur të qarkullonin prej kohësh.

“Dua të konfirmoj largimin tim nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni. Nuk ishte një vendim i lehtë por pas bisedës që zhvillova me bashkëshorten, familjen dhe njerëzit e afërm mendoj se ka ardhur momenti të largohem. Këtë sezon kam arritur të ruaj formën dhe dua të fitojmë çdo trofe por besoj se ky është momenti i duhur për t’u larguar. Ndihem ende i rëndësishëm për këtë skuadër, por e ritheksoj, tani dua të ndryshoj skenar”.

Në vijim, Xavi u përqëndrua te aventura e re që e pret në Katar.

“Kam nevojë për një ndryshim dhe projekti i Al-Saad është i duhuri për mua. Është një projekt që më entuziazmon dhe do të luaj për dy sezone me opsion për një të tretë. Aty do të jem pjesë e një projekti që shkon përtej futbollit të luajtur sepse Katar 2022 është një eveniment emocionues për mua dhe familjen time”.

Gjithsesi, lojtari i rritur në La Masia, nuk e fshehu dëshirën që në të ardhmen të rikthehet te Barcelona për një rol tjetër.

“Falënderoj shoqërinë që më ka besuar. Më ofruan rinovimin deri në vitin 2018 por unë vendimin e kisha marrë. Falënderoj edhe tifozët dhe shpresoj që ky vendim të mos i zhgënjejë. E kam thënë përherë se objektivi im është të rikthehem në shtëpi dhe dëshiroj që kjo të ndodhë në të ardhmen”.

Xavi Hernandez numëron 764 ndeshje me fanellën e Barcelonës, 152 prej të cilave në Kupat Europiane, 4 më shumë se Iker Casillas. Ka fituar 3 UEFA Champions League, 8 kampionate, 2 Kupa të Spanjës, 2 Superkupa të Europës dhe 2 Botëror klubesh. Ai ka qenë një nga lojtarët më vendimtarë në sukseset që Spanja ka arritur gjatë dekadës së fundit me një Kupë Bote dhe 2 tituj europianë. 17 është numri i sezoneve me Barcelonën, skuadër me të cilën numëron plot 23 trofe të fituar.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × three =