Xhelal Mziu "kap mat" Sajmir Tahirin, ja 5 pyetjet e tij - Arbëria News

Xhelal Mziu “kap mat” Sajmir Tahirin, ja 5 pyetjet e tij

ljlkjlkjkl

Kryebashkiaku i Kamzës, price Xhelal Mziu ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i cili tha se PD-ja duhet të reagojë për dënimin e Mziut për korrupsion. Më poshtë reagimi i plotë:

“Bashkia Kamëz i kujton Saimir Tahirit që njerëzit e lidhur me krimin si ai duhet të përgjigjen për atë që tashmë di çdo qytetar shqiptar. Saimiri, ky ushtar i Shullazit, duhet të jetë mërzitur, pasi ka frikë se mos ai flet në organet e drejtësisë dhe opinioni publik mëson më shumë nga sa di”, thuhet në reagim.

Përgjigjja e Bashkisë së Kamzës ndaj Tahirit mbyllet me pesë pyetje drejtuar ministrit të Brendshëm.

Kush i jepte imunitet Shullazit në gjobat që u ka vënë biznesmenëve?

A është ai ushtar i Shullazit?

Çfarë e lidh Saimir Tahirin me Shullazin, vjedhjen e votave?

Kush ndërhyn për lirimin e kriminelëve nga qelitë e komisariateve?

Përse u përplas policia me prokurorinë në rastin e Shullazit? Nga vinin urdhrat në Drejtorinë e Policisë Tiranë?

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × two =