“Xhunglat më të mëdha që krijoi rrumpalla”, Rama reagon për aksionin në Shëngjin-Velipojë. Paralajmërimi i fortë - Arbëria News

“Xhunglat më të mëdha që krijoi rrumpalla”, Rama reagon për aksionin në Shëngjin-Velipojë. Paralajmërimi i fortë

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashper pas aksionit me te fundit policor ne Shengjin, per lirimin e hapesirave te plazhit te zaptuar paligjshmerisht. 

rama- konference-kryeministri4

 

 

Teksa poston videon nga aksioni ne fjale, Rama thekson se “Plazhet e Shëngjin-Velipojës, janë mbase dy xhunglat më të mëdha, që ka krijuar rrumpalla e kahershme e dokumentave të pronës dhe paaftësia e zullumhania kronike e bashkive të djathta”.

Ne fund e ka edhe nje paralajmerim te forte, duke garantuar se “me Ligjin e Ri për Vijën Bregdetare dhe dorën e hekurt që falë këtij ligji, shteti do të mund të vendosë nga viti që vjen, për t’ia kthyer përfundimisht plazhin Populli”.

Postimi i Ramës

Plazhet e Shëngjin-Velipojës, janë mbase dy xhunglat më të mëdha, që ka krijuar rrumpalla e kahershme e dokumentave të pronës dhe paaftësia e zullumhania kronike e bashkive të djathta. Çlirimi i tyre nga zaptuesit vazhdon përditë, por fundi pa kthim i lukunisë së zaptuesve, do të vijë me Ligjin e Ri për Vijën Bregdetare dhe dorën e hekurt që falë këtij ligji, shteti do të mund të vendosë nga viti që vjen, për t’ia kthyer përfundimisht plazhin Popullit👊/Panorama/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 2 =