" Xibraka"/ Gjykata nuk pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar - Arbëria News

” Xibraka”/ Gjykata nuk pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar

Në seancën për 9 të pandehurit e grupit të Xibrakës, Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e akuzës dhe të pandehurve për gjykim të shkurtuar.

Avokati i Klement Dalipit, Ardian Visha, u largua nga seanca dhe kërkoi përjashtimin e trupit gjykues.

Në fillim të muajit janar të vitit 2015, pas sinjalizimit prej autoriteteve gjermane, policia shqiptare ndërmori një operacion masiv që çoi në gjetjen e laboratorit të fshehur në një ish-magazinë ushtarake dhe prangosjen e 8 personave, dy prej të cilëve shtetas kolumbianë.

Zbulimi i laboratorit u bë i mundur pas hetimeve që zgjaten disa muaj. Nga të dhënat rezulton se droga mbërrinte në Shqipëri nga vendet e Amerikës Latine e përzier me vaj palme dhe, në laboratorin e drogës në Labinot, bëhej ndarja e saj. Më pas droga kishte si destinacion vendet e Europës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 13 =