Zbardhet dëshmia: Mund të më mbani në burg, por s’keni prova! - Arbëria News

Zbardhet dëshmia: Mund të më mbani në burg, por s’keni prova!

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka thënë në seancën e sotme dëgjimore në Gjykatën e Krimeve të Rënda se duhet t’i hiqet masa e bllokimit të pasaportës, pasi Prokuroria nuk ka prova të reja, dhe këto prova që ka i ka pasur në dosje prej datës 20 tetor.

Por gjyqtarja la në fuqi bllokimin e pasaportës së Tahirit.

Në seancën me dyer të mbyllura Tahiri mësohet se kërkoi t’i hiqet masa e bllokimit te pasaportës dhe tha që nuk “e kam problemin te masa, mund të më mbani edhe burg, por problemin e kam te principi. S’keni prova te reja, këto prova i keni pasur që në datë 20 tetor, por pse e keni kërkuar një muaj e disa dite me vonesë këtë bllokim? S’ka asnjë provë të re. Kam qene në dijeni të këtyre provave që atëherë”, tha Tahiri, raporton “Panorama”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − fourteen =