Zbardhet vendimi i Gjykatës/ Si nisi shantazhi ndaj 14-vjeçares që u përdhunua në Kavajë - Arbëria News

Zbardhet vendimi i Gjykatës/ Si nisi shantazhi ndaj 14-vjeçares që u përdhunua në Kavajë

 

Në vendimin e Gjykatës tregohet kronologjia se si vajza minore është përfshirë në këtë vorbull, ku është detyruar nga ish i dashuri i saj që të kryej marrëdhënie seksuale me të tjerë minoren.

 

“Më datë 19.09.2018 ka qenë fillimi i shkollës dhe të nesërmen ajo ka pasur si detyrë të shkruante një ese. Shoku i saj A, me të cilin ka qenë në një klasë që nga klasa e dytë, i ka kërkuar që ti bënte edhe atij një ese dhe për këtë arsye e mitura ia ka bërë esenë dhe ia ka dërguar me foto nga tableti që kishte në shtëpi.

Gjatë bisedës të miturës i ka bërë përshtypje fakti se shoku i saj A po e zgjaste bisedën dhe në bisedë e sipër i ka thënë se e kishte qejf. Pas kësaj e mitura i ka thënë se nuk kishte mundësi dhe ka menduar se mos ishte shoku tjetër H që po tallej, por ai i ka zënë be vëllain dhe pjesëtarë të tjerë të shtëpisë. Në vijim e mitura ka shpjeguar se me kalimin e ditëve ajo fliste për çdo gjë me A nëpërmjet rrjetit social “Instagram” ku adresa e të miturit A ka qenë “a” dhe “a7”.

 Duke qenë se në fillim të muajit tetor 2018 i mituri A kishte ditëlindjen dhe mbushte 14 vjeç, e ka pyetur të miturën se çfarë dhurate do ti bënte ajo duke i thënë më pas se nuk donte asnjë dhuratë, por donte që të kryenin marrëdhënie seksuale së bashku. E mitura i është përgjigjur duke i thënë direkt “jo” dhe fillimisht i mituri A nuk ka këmbëngulur, por më pas, çdo 3-4 ditë, ai i kërkonte që të kryenin marrëdhënie së bashku duke i thënë vazhdimisht se: “një gjë që të kërkoj unë nuk ma plotëson”. Duke qenë se i mituri A kishte filluar që ti rrinte ftohtë të miturës, pas shumë lutjeve, kjo e fundit ka pranuar që të kryenin marrëdhënie së bashku”, thekson vendimi i Gjykatës së Durrësit.

Në dokumentin e Gjykatës thuhet se të rinjtë kanë nisur të komunikojnë sërish në Instagram dhe më pas vajza ka pranuar të shkojë më djalin në një magazinën e një shokut, që më parë kishte funksionuar si bilardo.

Pasi dy minorenët kanë kryer marrëdhënie seksuale, i mituri tjetër që identifikohet me shkronjën H, mësohet ti ketë filmuar me celular.

Në ditët në vijim, i dashuri  i vajzës e ka njoftuar se janë filmuar në momente intime dhe se minoreni tjetër do ta publikonte videon në internet nëse nuk do të kryente marrëdhënie  seksuale edhe me të.

Kjo histori ka vazhduar kur minoreni H, ka përfshirë në këtë situatë edhe disa të mitur të tjetër.

Na materialin e Gjykatës thuhet se e reja është kërcënuar nga në minoren me inicialet B. se do i vrisnin motrat, mamanë dhe babain.

“Fillimisht e mitura ka kryer marrëdhënie me të miturin E të cilin e ka pyetur se ku e kishte gjetur videon, por ky i fundit nuk ia ka treguar. Më pas e mitura ka kryer marrëdhënie me shtetasin A dhe më pas me shtetasin H. Pas pushimeve të fundvitit, të miturës i ka shkruar në instagram i mituri B duke i kërkuar që të kryenin marrëdhënie se bashku dhe duke i thënë se të gjithë njerëzit e tij kishin pistoleta dhe mund ti vrisnin motrat, mamanë dhe babanë”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 4 =