Në mbrëmjen e 22 majit 2009 se premtes në Rahovicë të Preshevës është vrarë në rrethana të pasqaruara një deputet i Partisë për Veprim Demokratik në Komunën e Preshevës, Isuf Azizi, u dha lajmi nga Zeri i Amerikes dhe nga  mediat shqiptare. Edhe pas 20 vitesh të clirimit te Kosovës dhe pas 10 vitesh pavaresie ceshtja e personave të zhdukur mbetet plage e familjarëve të tyre ku ende nuk dihet per fatin e mbi 1647 personave në shtetin më të ri në Evropë.  Në Gjenevë, delegacioni nga Prishtina, u pyet për vrasjet misterioze dhe te zhdukurit në Luginen e Preshevës. Kesaj pyetje perfaqesuesit nga qeveria e Kosoves thane se “sikur qeveria e serbise të intersohet per serbët në Kosovë edhe ne interesohemi per shiptaret në Luginen e Preshevës. i zhdukuri tjetër është një tjetër bisnesmen, Nebi Nuhiu, i cili është rrëmbyer në datën 2 shkurt të vitit 2000, në Preshevë,rreth orës 16:45,në afërsi të karburantit “Neza Petrol”,e cila ishte në pronësi të tij. Nebi Nuhiu, është rrëmbyer nga katër persona dhe që atëherë nuk dihet më asgjë për të.

Një tjetër i zhdukur është Ukshin Hoti,i cili arrin të përfundojë dënimin e tij politik në burgun e Dubravës dhe pasi është liruar u zhduk,e sot e 20 vite nuk dihet për fatin e tij. Një rast tjetër është rrëmbimi i  pilotit,Sinan Vita,që nga viti 1999,nuk dihet më asgjë për të. 

Jahja Lluka, këshilltar i Kryeministrit, i emëruar Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, para perfaqesuesve te mediave botërore tha se “Që nga ditët e para të pasluftës, e deri më sot, tek institucionet ndërkombëtare dhe institucionet kompetente vendore (si në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur) janë evidentuar sipas kërkesave të familjarëve, mbi 6000 raste të personave të zhdukur, më saktësisht 6,057 persona të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë. Dhe, si rezultat i angazhimit të institucioneve kompetente dhe me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare (para së gjithash Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve perëndimore të Bashkimit Evropian dhe Zvicrës), në përpjekje për të respektuar të drejtën e familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre (e drejtë kjo, e garantuar edhe me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës), nga 6,057 rastet e evidentuara të personave të zhdukur, aktualisht janë edhe 1,647 raste të hapura të personave të zhdukur”, u tha në këtë paraqitje të delegacionit nga Kosova.

Nga 1647 te zhdukur,1385 jane meshkuj, 262  femra, 134,fëmijë nën moshën 18 vjec dhe  331 të moshuar. Delagacioni nga Prishtina gjithashtu ngriti ceshtjen e 20 mijë femrave të dhunuara në Kosovë dhe kërkohet ndëshkimi i këtyre krimeve. Ata shprehen se numri i rasteve të zhdukura,1647, janë rastet më të vështira për t’u ndricuar.