Prindër të famshëm të Hollivudit, trajnerë dhe administratori i një universiteti janë në mesin e 50 personave të akuzuar në një skemë mashtruese për pranimet në disa prej kolegjeve më të famshëm të SHBA.

Prokurorët e quajtën skemën “mashtrimi më i madh i këtij lloji i ndjekur ndonjëherë penalisht nga Departamenti i Drejtësisë.”Një akuzë përfshin kreun e futbollit për femra në Universitetin Yale, që zyrtarët e drejtësisë thonë se ka pranuar 400,000 dollarë, për të siguruar pranimin e një studenteje. Më vonë, sipas akuzës, ai ka marrë një shtesë prej 1.2 milionësh nga prindërit e vajzës për këtë qëllim. Në disa raste, tha prokurori, Singer bashkëpunoi me prindërit “për të krijuar profile atletike mbresëlënëse për fëmijët e tyre”, duke përfshirë pjesëmarrje të rreme në ekipet elitë.