Zgjedhje/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pajis me karta identiteti 300 të burgosur - Arbëria News

Zgjedhje/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pajis me karta identiteti 300 të burgosur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë masat për të pajisur me karta identiteti të dënuarit dhe të paraburgosurit që nuk e dispononin një dokument të tillë, information pills vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të 21 qershorit,

Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të lartë në dikasterin e Burgjeve, sipas të cilëve, në bashkëpunim me zyrat e “Aleat”, është bërë e mundur që të aplikojnë për dokumentin e identifikimit më shumë se 300 të dënuar dhe të paraburgosur.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, tha se në tri burgje kishin konstatuar se shumë të dënuar dhe të paraburgosur rezultonin të papajisur me dokumente identifikimi. Për këtë arsye, me qëllim që asnjëri prej tyre të mos privohej nga e drejta për të votuar për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, u vendos në bashkëpunim me kompaninë “Aleat”, që të mundësohej që këta persona në konflikt me ligjin të mund të pajiseshin me këtë dokument. Aplikimi u bë i mundur përmes dërgimit në ambientet e burgjeve, të pajisjeve nga kompania dhe procesi shkoi mjaft normalisht.

“Në këto kushte, – thekson Zoto, – përgjatë ditëve të fundit, kanë aplikuar për kartë identiteti, 122 persona që vuajnë dënimin në burgun e Fushë­Krujës, 100 në burgun e Lezhës dhe 97 të dënuar që ndodhen në burgun e Durrësit”. Zoto tha gjithashtu, se brenda afatit prej një jave, të dënuarit do të marrin në duar dokumentet e identifikimit.

Prej disa javësh, Drejtoria e Burgjeve është duke bashkëpunuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim që procesi i votimit në burgje dhe paraburgime të shkojë mbarë dhe pa incidente. Për këtë arsye, janë pezulluar të gjitha lejet shpërblyese dhe transferimet, për të mos krijuar amulli në lista si dhe për të shmangur përfshirjen e të dënuarve apo të paraburgosurve në fushatë zgjedhore. Ndërkaq, është urdhëruar që asnjë punonjës i administratës së burgjeve të mos përfshihet në fushatë si dhe të mos kryejë aktivitet politik, në të kundërt rrezikon vendin e punës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − fifteen =