Zgjedhjet 2015/Vlahutin: Njihuni me kandidatët, përpara se të votoni - Arbëria News

Zgjedhjet 2015/Vlahutin: Njihuni me kandidatët, përpara se të votoni

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, visit this site Romana Vlahutin ka dhënë sot mesazhe të forta për të rinjtë që do të votojnë për herë të parë në 21 qershor. Ajo u ka kërkuar atyre të kërkojnë në Google për emrat e kandidatëve, health përpara se të zgjedhin përfaqësuesin. Mesazhet e Vlahutin kanë lidhje me dekriminalizimin dhe disa kandidatë që kanë rekorde kriminale.

“Kjo është zgjedhja jua dhe liria juaj për të votuar në mënyrë individuale, pa u ndikuar nga familja. Ju lutem të denonconi çdo rast që vëreni se po ju manipulojnë apo tentojnë tu blejnë votën. Është shumë e rëndësishme të ushtroni të drejtën e votës pa ju cunguar liritë, sepse kjo është e drejta juaj. Ndaj do ju kërkoja të njiheni më mirë për ata që do të votoni, mund të kërkoni për kandidatë edhe në Google për të lexuar më shumë për ta dhe programet e tyre, për të zgjedhur më pas ata që ju përfaqësojnë më mirë”- ka thënë Vlahutin.

Deklaratat e ambasadores së BE-së u bënë gjatë një takimi që ajo pati ma maturantë të gjimnazit “Arben Broci” në kryeqytet.

Ndërkohë Ministria e Arsimit Lindita Nikolla u shpre se “ Unë nuk mbaj mend sa herë kam votuar, por atë që mbaj mend është kur kam votuar për herë të parë. Nuk ka gjë më të bukur që ndodh me emocionin e njeriut se kur ushtron këtë të drejtë”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 5 =