Zgjedhjet/ Ambasada e SHBA me 20 vëzhgues dhe 19 përkthyes - Arbëria News

Zgjedhjet/ Ambasada e SHBA me 20 vëzhgues dhe 19 përkthyes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar sot vëzhguesit dhe përkthyesit e ambasadave të huaja që ndodhen në Tiranë dhe që do të ndjekin nga afër votimet e 30 qershorit për bashkitë.

Sipas televizioneve informative mësohet se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të monitorojë votimet me të paktën 20 vëzhgues dhe 19 përkthyes.

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Amerikane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019″, – thuhet në rendin e ditës së punës për mbedhjen e saponisur të KQZ-së.

Njoftimi i plotë i KQZ:

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zëvëndëskryetari z. Denar Biba, Anëtarët, z. Bledar Skënderi, znj. Edlira Jorgaqi, znj. Rezarta Bitri, kane thirrur më datë 27.06.2019, Ora 10:00, me rend dite:

1. “Për ndryshimin e vendodhjes së VNV nr.42, Bashkia Kavajë, dhe VNV nr.9 Bashkia Tropojë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

2. “Për miratimin e stafit të Radio Televizionit Austriak “ORF”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

3. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Britanike, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

4. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të medias Bold News, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

5. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Al Jazeera, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

6. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Italiane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

7. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Amerikane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. /Gazeta Liberale

08e63e57-3eaf-4477-a95e-662c27ff1e5c022e78d6-e295-45e7-af11-7a448c51960131d7908f-ff0a-427c-9745-628513eb5708747e04f7-6f86-48ab-a8dc-c54de24405b8
<
>

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × three =