Zgjedhjet në Amerikë/ Trump fiton në 5 shtete, le pas Clinton - Arbëria News

Zgjedhjet në Amerikë/ Trump fiton në 5 shtete, le pas Clinton

3067F6A0-4F02-4B2F-999A-DC5E0159165D_w640_r1_s

Në garën e zgjedhjeve paraprake të organizuara këtë të martë Trump ka mundur të fitojë në pesë shtete në kampin e republikanëve, viagra 40mg ndërsa në rradhët e demokratëve Clinton ka fituar vetëm në katër shtete.

Fitorja e çon Donald Trump një hap më pranë emërimit nga partia si kandidat i saj për president.

Trump parashikohet të ketë fituar në Kënektikat, drugs Delauare, store Mariland, Pensilvani dhe Rode Ajlënd.

Donald Trump shkoi në zgjedhjet e së martës me 845 delegatë, i ndjekur nga Cruz me 559 dhe Kasich me 148.

Ted Cruz dhe John Kasich, dy rivalët e tij republikanë,  kanë rënë dakort që në shtetet që kanë mbetur në javët e ardhshme, të bashkëpunojnë për të mos lejuar Trumpin të sigurojë numrin e duhur të delegatëve, duke detyruar partinë ta zgjedhë kandidatin gjatë ditëve të kuvendit në korrik.

Në kampin demokrat, ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton parashikohet të ketë fituar në shtetet Delauare, Meriland, Pensilvani dhe Kënektikat. Senatori i Vermontit, Bernie Sanders pritet të fitojë në Rode Ajlënd.

Clinton shkoi në garat e së martës me 1944 delegatë. Për të siguruar emërimin kandidatit demokrat i duhen 2383 delegatë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + 6 =