Recetë  e shkëlqyeshme dhe shumë e shpejtë

Përbërësit:

– 300 g makarona,
– ½ preshi,
– vaj ulliri,
– 100 ml domate të ziera;
– erëza,
– kripë,
– piper,
– 1 konservë mish toni.

 

Përgatitja:

Zieni makaronat dhe kulloni.

Në vaj fërgoni preshin që të zbutet mirë, shtoni erëzat, kripën, piperin, domaten e zier dhe lini të vlojnë derisa të avullojë lëngu.

Në fund shtoni mishin e tonit, por edhe atë fërgojeni pak.

Sipër makaronave qitni salcë dhe kënaquni me çdo kafshatë.