Zhyljen Varfaj emërohet kryetari i Durrësit pas dorëheqjes së Valbona Sakos - Arbëria News

Zhyljen Varfaj emërohet kryetari i Durrësit pas dorëheqjes së Valbona Sakos

Valbona Sako sot ka paraqitur dorëheqjen e saj nga detyra e kryetares së Bashkisë së Durrësit.

Këshilli Bashkiak e ka caktuar Zhyljen Varfaj për pozitën e lartcekur dhe për këtë gjë ka reaguar Partia Demokratike, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

“Durrësi i rikthehet Dakos. Me vendimin e sotëm të këshillit bashkiak, njeriu më i afërt i Vangjush Dakos, Zhyljen Varfi apo njeriu i tenderëve korruptiv që akoma s’janë mbyllur në prokurori, merr në dorë drejtimin e Bashkisë. Dorëheqjet e njëpasnjëshme të Sakos, dhe nënkryetares Kondi, në të vërtetë tregojnë shkërmoqjen e Edi Ramës, arkitektit të rrënimit të Durrësit”, shkruhet në një postim në Facebook.

Më tej shtohet:

“Sot kemi anarki totale në administrimin e qytetit se për vite të tëra nuk i është shërbyer interesave të qytetarëve, por vetëm të grupeve kriminale. Kjo është arsye që sot askush nuk është në gjendje të shërbejë dhe jemi në kushtet e çorganizimit ku kudo qytetarët, në të gjitha lagjet e qytetit, na thonë se askush nuk i ka kontaktuar.”

Sako dha dorëheqjen pas një deklarate që dha mbrëmë në një lidhje direkte, ku shprehej se duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima, pasi mund të ishim me mijëra.

klankosova.tv

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =