Zhyten pas 15 vitesh pranë Titanikut, ekspertët trishtohen nga ajo çfarë gjejnë - Arbëria News

Zhyten pas 15 vitesh pranë Titanikut, ekspertët trishtohen nga ajo çfarë gjejnë

Një ekip ndërkombëtar eksploruesish janë zhytur deri pranë rrënojave të Titanikut në oqeanin Atlantik. Kjo ishte zhytja e parë në 15 vitet e fundit pranë anijes më të famshme në histori, por ekspertët janë trishtuar për faktin se aty kanë gjetur një strukturë e cila po zhduket me shpejtësi.

Një prej detajeve interesante që është zhdukur është edhe vaska e kapitenit, e fotografuar gjatë ekspeditës së 1996, por që tani nuk gjendet më.

“Titaniku po i kthehet natyrës”, thotë historani Parks Stephenson.

Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti.

Titanik u mbyt në vitin 1912 në ujërat e ftohtë të Atlantikut, ndërkohë që në bord kishte 2200 pasagjerë dhe personel. Më shumë se 1500 njerëz gjetën vdekjen pasi anija u përplas me një ajsberg, 600km larg brigjeve të Kanadasë. Anija kishte destinacion final Nju Jorkun.

Vaska e kapitenit, e cila është zhdukur.

Top Channel

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × five =