Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë tymin e madhe që del nga çatia e katedrales.

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka reaguar ne rrjetin social Twitter.

“Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, Mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkë-kombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën’, shkruan në Twitter presidenti francez.