Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas zjarrit apokaliptik që ka përpirë katedralen e famshme të Parist Notre Dame, duke shkatërruar majën e saj.

Ndërsa zjarrfikësit po luftojnë me flakët dhe gjithë bota po mban frymën duke shpresuar të mbetet diçka nga ndërtesa kulturore më e vizituar në botë, rreth 850 vjeçare, kreu i shtetit shqiptar shpreh trishtimin e tij.

“I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës🇫🇷, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!”, -shkruan Presidenti në Facebook.