“Zogu i zi” në datat 21-22-23-24 nëntor ora 19:00 tek Arturbina - Arbëria News

“Zogu i zi” në datat 21-22-23-24 nëntor ora 19:00 tek Arturbina

Autor: David Harrower

Regjisor ; Kiço Londo

Aktor: Laura Nezha , Alfred Trebicka dhe Rexhina Ibro

 

15 vjetë pas historisë së dashurisë tragjike në kohë të gabuar  të 12 vjeçares Una me 41 vjeçarin Rei, histori e cila ka shkatërruar jetët, Una shfaqet përpara tij. Ajo ka ngrirë në kohë, pa shpresë.

Në pamje të parë, duket sikur Una vjen për hakmarrje, për larje hesapesh, por motivet e ardhjes janë më komplekse, sepse marrdhënia e tyre ka qënë më e komplikuar se marrdhënia e abuzuesit me viktimën.

Ajo, e siguron se e do. Ai, i shtërnguar dhe në ankth, e siguron se nuk ka patur ndjenja për ndonjë vajzë tjetër aq të re, duke u përpjekur për t’i shpëtuar përmbytjes së një dashurie të çmëndur, që te Una ka mbetur e njejtë.

Kujtimet erotike përzihen. Intesiteti arrin kulmin ndërkohë që personazhet zbulojnë ndjenjat dhe të vërtetat e fshehura mirë ndërvite, në lidhje më atë që realisht ka ndodhur para 15 vitesh.

Dy fantazma të së tashmes, të pafajshëm sa dhe fajtorë, dy njerëz që jetuan diçka të mrekullueshme dhe të frikshme njëherësh, që shoqëria dhe ligji i etiketoi abuzuesi dhe viktima.

Zogu i Zi është një pjesë e tmerrshme teatrore, thellësisht shqetësuese, emocionalisht e brishtë që të lë pa frymë dhe të prekur. Pjesa ka poezi të brendshme dhe shoqërohet me tërbim, frikë dhe të panjohura.

Në thelb Zogu i Zi, fton që shoqëria të dialogojë përsa i përket çështjeve të nxehta duke përfshirë kufijtë ligjor si dhe pozicionin human në botën moderne.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 16 =