Një polic është dënuar me një vit burg për kalimin e shpejtësisë gjatë një ndjekjeje. Ngjarja ka ndodhur në Zvicër, në Gjenevë.

“Klienti im është dënuar sikur të ishte një shofer i thjeshtë që ka bërë idiotin në një zonë me 50 km/h.”-ka thënë Jacquet Roulet,  avokati i tij.

Gjyqtarët janë shprehur se qëllimi i ndjekjes ishte kapja e hajdutëve dhe jo shpëtimi i jetëve njerëzore, ose kontrolli i një të dyshuari që  ka vënë në rrezik jetë njerëzore. Duke arsyetuar në këtë mënyrë dënimin.